TIRANE

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Tori (Hektor) Xheçuka i arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për vrasjen e Emiljano Boçit, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Xheçuka në vitin 2015 është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Mësohet se i riu, në atë kohë 27 vjeç, u kap në pikën kufitare Tre Urat, ndër ishte shpallur në kërkim.

Hektor Xhecukaa
Hektor Xhecukaa

“Më datë 25.02.2015, ora 11.00, në P.K.K Tre Urat, u kap shtetasi në kërkim Hektor Xheçuka, vjeç 27, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative”. Nenet 76 dh 22 të Kodit Penal. U njoftua salla Operative e D.P.Q. Tiranë”, thuhej në njoftimin e policisë tre vite më parë.

Tashmë Xheçuka, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, akuzohet për vrasjen e Boçit si dhe plagosjen e shokut të këtij të fundit, Melvin Disha.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që 30-vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj” në datën 16 janar të këtij viti, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital. Viktima, Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvin Disha, 27 vjeç, shokë me njëri-tjetrin u qëlluan sapo kishin dalë nga një restorant peshku së bashku. Viktima dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë para ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re