Skip to content

FOTO/ Vrau Flori Paluçin pas debatit me kamarierin. Ky është Daniel Pepa, në kërkim nga policia

Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit.

21-vjeçari Pepa është shpallur në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ndërkaq, katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit. Ata dyshohet të kenë lidhje me krimin e dyfishtë, ku i vrarë mbeti edhe Aranit Kurti, mik i Daniel Pepës.

Katër të arrestuarit, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi janë Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani.