Skip to content

FOTO/ “Yoga Party”, Balla ironi me “foltoren” e PD: Sot kishte edhe më pak krushq

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar sërish foto nga pjesëmarrja e ulët në protestën e Partisë Demokratike, para kryeministrisë.

Balla nuk kursen as ironinë teksa shkruan se, “sot kishte më pak krushq”.

Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë, aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet!“, shkruan me ironi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Gjithashtu, te komentet e këtij postimi, Balla ka postuar një fotomontazh, ku ekzaktësisht në vendin ku Berisha po zhvillon protestat e tij, po zhvillohet një seancë joga.