Është zbardhur dinamika e aksidentin të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku mbeti viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, tjetri ndodhet në mes të rrugës, ndërsa dhe një tjetër përmbys.