Skip to content

Foto/ Zbardhet takimi mes Kim dhe Ruçit, kërkesat e SHBA ndaj mazhorancës

Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Zyra e shtypit e Parlamentit bën të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Takimi mes ambasadores Kim dhe Ruçit ka zgjatur rreth 45 minuta. Ambasadorja amerikane gjatë këtyre ditëve ka qenë tejet aktive për sa i përket plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, duke kërkuar plotësimin e vakancave brenda 2020-ës.

 

/shqip