Nje aksident i rende me pasoje vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afeërsi të pikës kufitare të Kakavijes ne afersi te ures tek kryqëzimi në drejtim te fshatit Vrisera.

Nje autoveturë tip Mercedez-Benz ka perplasur nje zetor. Informacionet fillestare konfirmojne se perplasja ka qenë shume e forte pasi benzi tip “jeep” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.

Nga kjo përplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Llambi Çamati 35 vjeç banor i fshatit Kakavije. Ndersa ka ngelur i lenduar edhe drejtuesi i autovetures. Menjeherë në vendngjarja ka shkuar autoambulanca dhe PMNZSH Dropull e cila po punon për shmangien e zetorit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shoferit.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re