Një shqiptar ka humbur jetën në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është 52 vjeçari Nuri Kloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki, u godit nga një kamion plehrash.

Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.

Djali i viktimës ka bërë një postim prekës në Facebook. I trishtë është edhe detaji që vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51-vjeçari Jonathan Lacher pritet të dalë në gjyq me akuzën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”.

Postimet në Facebook:

Djali: “Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit.

Ai për fat të keq ka humbur jetën.

Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në copa babi me Nanën”.

“Humbje e madhe per fisin tone ku kushoja im Nuri Abdurrahman Kaloshi humbi jeten tragjikisht ne nje aksident rrugore ne USA..te qofte i lehte dheu kusho..zoti te pergezofet me xhenet”.

“Me la pa fjale vdekja jote, Nuri Kaloshi!

U bashkove para kohe me nenen ! Na ther shpirti ne shokeve bashkevuajtesve te tu e nuk kam si e pershkruj dot dhimbjen e Duros, Jotit, Adelines e Kevit !

Duket sikur kemi lindur vetem per te bluar vuajtje dhe sapo drita e lirise shfaqet, ne fikemi per te mos e shijuar ate!

Shko ne paqe vlla, me buzeqeshjen dhe ate zemren tende te mire!!

Lamtumire Kaloshi i Dibres!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re