Ilia Ndoka, 50-vjeçari, i cili u ekstradua sot (7 prill) nga Italia është anëtar i bandës së ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Ilia Ndoka

50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. tha policia.

ARRESTIMI I ILIA NDOKES

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste dhe ku u goditën shtatë grupe kriminale, një prej tyre ishte edhE grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Ilia Ndoka u arrestua rreth nje vit me pare ne Itali bashkë dhe Arian Tukun, dhëndrin e ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arian Tuku

Ilia Ndoka ishte në kërkim për pastrim parash, ndërsa Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

36-vjeçari Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko