Publikohet fotografia e elektriçistit që humbi jetën në Mirditë.
Ky është elektriçisti 37 vjeçar Emiljan Bunaj i cili humbi jetën tragjikisht në krye të punës në mesditen e sotme, ndërkohë që dy kolegët e tij janë dëmtuar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së ish-shkollës së mbyllur në Kodër-Rrëshen, ku është vendosur një nga qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

