Fotografia e një vogëlushi në pikën kufitare të Kakavijës po bën xhiron e rrjetit. Ndërsa situata është kaotike dhe njerëzit presin prej orësh që të kalojnë kufirin, fëmija ka marrë pasaportën shqiptare në dorë dhe e mban të shtrënguar në kraharor.

I lodhur nga pritja e gjatë, në një moment shfaqet me lot në sy duke e shtrënguar pasaportën, pamje që është bërë virale në rrjete sociale.

Së bashku me të afërmit, i bindet urdhrit të policisë që të qëndrojë në radhë. Vihet re se e ka hequr bluzen për shkak të vapës së madhe dhe ulet në gjunjë, ku duket sikur i është dorëzuar lodhjes por asnjëherë nuk heq nga duart dokumentin që e vërteton se cilit komb i përket.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re