Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Sot po ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, ku dhe ka patur një rast denoncimi pasi një qytetare ka fotografuar votën.

 

Ai u shpreh se kjo është një shkelje e rëndë dhe që do të ketë sanksione dënimi që vijojnë nga 3 muaj në 3 vite.

 

Për rastin e denoncuar do të marrin të gjithë informacionin e mundshëm dhe më pas do të marrin një vendim.

“Përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal sa i përket procesit. Ka sanksione dënimi që shkojnë nga 3 muaj në tre vjet. Do marrim informacionin e mundshëm për këtë çështje. Ti shmangen çdo lloj joshje nga subjekete politike për të treguar votën”, tha Celibashi.

 

Gjithashtu Celibashi u bëri thirrje qytetarëve që të mos joshen nga subjektet politike dhe të tregojnë votën e tyre si dhe ka këkruar nga kandidatët të evitojnë deklaratat me motive politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re