Skip to content

Fotografitë e rralla në Shqipërinë e mes viteve 1981-1991

dd

 

Në qytetin e Fierit do hapet një ekspozitë me një temë mjaft të veçantë.

Ekspozita do të çelet në ambientet e ‘’Galerisë së Artit’’, ku do të paraqiten fotografitë e rralla nga Shqipëria e viteve 1981-1991.

Të gjitha fotografitë janë shkrepur nga fotografi francez, Michel Setboun dhe paraqesin jetën e vendit tonë në ato vite, ku shfaqen copëza të historisë shqiptare në një dekadë tejet dramatike.

Ekspozita e fotografit francez, titullohet ‘’Fundi dhe Fillimi’’ dhe aty do të shfaqen rreth 60 foto.

Bëhet e ditur se kjo ekspozitë shfaq një itinerar dramatik me jetën e shoqërisë shqiptare të periudhës së varfërisë ekonomike. Në disa prej tyre paraqitet edhe kalvari i gjatë të vuajtjeve dhe eksodi i shqiptarëve në fillim të 90’, kur të gjithë donin vetëm të iknin nga Shqipëria.

 

61873754 1329992850481471 546418345126133760 o 61930245 1329992910481465 4850622380613042176 o 61887145 1329992730481483 6430826688027820032 o 1 61818253 1329992570481499 171026804612530176 o 61747809 1329992700481486 8478299067602960384 o 61906524 1329992790481477 2454588747560255488 o