Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në orarin e perëndimit të diellit pasditen e djeshme në Gjirin e Vlorës mbi gadishullin e Karaburunit.

Një imazh me”dy diej” është filmuar duke i habitur të gjithë qytetarët, një fenomen që nuk është parë të ndodh kurrë më parë. Fotot janë shkrepur nga Klevis Hoxha dhe janë shpërndahen nga shkrimtari vlonjat Çlirim Hoxha, njëherësh i apasionuar pas fenomenologjive kozmike.

Fotot e qarkulluara sot në faqe të ndryshme në rrjetet sociale nga qytetarë të shumtë kanë fiksuar një dukuri të rrallë. Janë mirazhe që krijohen në hapësirën eternale dhe që rrallë mund të ndodhë të jenë kaq të dallueshme nga sytë njerëzorë. Sidoqoftë, kjo dukuri është bërë shkas për komente dhe interpretime të shumta, madje edhe konspirative, ndër qytetarë të zonës bregdetare./Living/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re