Një çift izraelit është arrestuar për spiunazh pasi kanë fotografuar rezidencën e Presidentit të Turqisë në Stamboll.

Siç thuhet, është arrestuar edhe një shtetas turk.

Policia i ndaloi ata pas një raportimi nga një punonjës i kullës së radios dhe televizionit Camlica, në anën aziatike të Stambollit.

Ai pretendoi se të arrestuarit këtë javë fotografuan shtëpinë e afërt të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan nga një restorant në kullë.

Ata u arrestuan zyrtarisht përpara një gjyqi për “spiunazh politik dhe ushtarak” në një gjykatë në Stamboll.

Sakaq, ministri i Jashtëm izraelit Jair Lapid mohoi se çifti punonte për një “agjenci izraelite”.

Lapid tha se ministria e tij ishte në kontakt të rregullt me ​​izraelitët e arrestuar dhe po përpiqej të organizonte lirimin e tyre.

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se Natalie dhe Mordi Oknin ishin arrestuar dhe citoi avokatin e tyre të thoshte se ata kishin fotografuar Pallatin Dolmabahçe të epokës osmane teksa hipnin në traget.

Pjesë të pallatit, të vendosura në anën evropiane të Stambollit, përdoren si zyrë pune e Presidentit të Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re