Skip to content

Fotoja E Amit Që Puth Të Birin Në Buzë Shkakton Reagime Të Shumta, Ndjekësit E Sulmojnë Me Komente!!!/ Foto

Amarda Toska ka udhëtuar këto ditë drejt Valbonës në shoqërinë e mikeshave të saj dhe bashkë me të ka qenë edhe djali 6-vjeçar Joeli.

Ami ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me të birin duke e puthur në buzë dhe krahas komplimenteve që i kanë ardhur për foton, një pjesë e ndjekësve e kanë sulmuar ish-prezantuesen për gjestin e puthjes në buzë.

Ata e kanë cilësuar të pahijshëm këtë veprim nënë e bir, një shembull të keq e madje kanë shkuar deri aty sa e kanë konsideruar të dëmshëm sepse puthja në buzë e fëmijës i shkakton atij probleme psikologjike.

“Ku e keni msu kte lloj stili qe i shpreh dashurin fmis duke e puth ne buzfmin ta fali Zoti dhe i dhent jet te gjat”, shkruan një komentues.

“Femijte,nuk puthen,kurrè ne buze….(merni informacion,ne literaturèn,psikologjike-sociale)”, është një tjetër koment.

Ndërsa një tjetër ndjekës i shkruan: “Ua,një shembull i keq pėr nënat dhe fëmijët,foto më e keqe që e shoh Amarda nga Ju !!!!”

Ami, e cila ka përfunduar studimet e larta për Psikologji, ka zgjedhur të mos reagojë aspak kundrejt këtyre komenteve e as t’i kthejë përgjigjie ndonjërit prej ndjekësve që nuk e kanë pëlqyer këtë veprim në foton në fjalë.

Me siguri Ami e ka përgatitur veten që më përpara se do të ketë komente të tilla, pasi debati i puthjes së fëmijës në buzë rindizet në rrjetet sociale sa herë që një nënë e njohur e ekranit e showbizit publikon një foto të tillë.

Për këtë gjest është sulmuar më herët edhe ish-miss e modelja Adrola Dushi, e cila është shprehur se askush nuk duhet t’i tregojë asaj se si t’ja shpreh dashurinë të birit.