Karen Anvil u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në shërbesën e Krishtlindjeve të familjes mbretërore.
Ndryshe nga të gjithë fotografët e tjerë 39-vjeçarja arriti të shkrepte një foto të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit së bashku me Princ Harry-n dhe Meghan Marke duke qeshur.
Këtë foto Karen e shpërndau në “Twitter” dhe mori me mijëra pëlqime dhe kërkesa për ta përdorur këtë foto.
Fillimisht ajo i lejoi ta merrnin foton dhe ta përdornin, por pas një këshille të një miku të saj ndryshoi mendim.
Karen shpreson ta shesë foton dhe me paratë e fituara të paguajë universitetin e së bijës.
“Jam nënë e vetme, bëj dy punë. Dua të kursej që të paguaj universitetin e vajzës dhe nëse do t arrija këtë, do të ishte një mrekulli”, u shpreh Karen.
Por si arriti ajo të tërheqë vëmendjen mbretërore mes mijëra pjesëmarrësve që ishin në këtë shërbesë?
“Unë jam shumë e qeshur dhe e gëzuar zakonisht. Isha me vajzën dhe u emocionuam të dyja e bërtitëm ‘Gëzuar Krishtlindjet’, si idiote. Aq u desh dhe ata panë drejt nesh”, tha Karen për BBC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re