Një foto thotë 1 mijë fjalë. E kjo foto mjaft emocionale, e vërteton më së miri shprehjen.

Fotoja është shkrepur nga fotografi turk Mehmet Aslan dhe është shpallur si fotoja e vitit në konkursin ndërkombëtar të SIENA-s.

Fotoja kap momentet kur babai ngre në qiell të birin, i lindur pa gjymtyrë të sipërm e të poshtëm, ndërsa burri vetë ka humbur njerën këmbë. Çrregullimi në trupin e vogëlushit erdhi si pasojë e barnave që nëna e tij duhej të merrte, kur u sëmur prej lëshimit të gazrave helmues gjatë luftës në Siri.

Fotoja u titullua nga fotografi si “Sprovat e jetës” dhe u shkrep në provincën turke të Hatait, pranë kufirit me Sirinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re