Skip to content

Fotoja më e bukur nga “The Guardian”/ Flamingot duke fluturuar mbi Lagunën e Nartës (fotot)

Fotoja e përzgjedhur si kryesorja nga tabloidi britanik “The Guardian” është ajo e shkrepur në Lagunën e Nartës afër Vlorës, ku zogjtë flamingo “ecin” mbi ujë.

E shkrepur nga fotografi Gent Shkullaku ajo është pëlqyer nga editorët, pro edhe shumë lexues, nduke treguar se pavarësisht pandemisë, jeta për gjallesat e tjera vazhdon normalisht, madje ato na habisin me bukurinë nga përditshmëria që përçojnë.

Më poshtë janë fotografi të llojllojshme të shkrepura në destinacione të ndryshme të botës, të cilat kanë marrë vëmendjen e tabloidit për ditën e sotme.

Nga Britania, Australia, India, Palestina e shtete të tjera, paraqiten copëza jete.