Japonezët mund të quhen padyshim si fitues etikë të Botërorit të Rusisë.

Pasi lanë një shije të shkëlyer për lojën e zhvilluar, ata janë larguar nga Rusia duke dhënë një leksion etike.

Dhoma e tyre e zhveshjes, e lënë pas në përfundimin e përballjes me belgët, ka bërë xhiron e botës. E rregullt, e pastër dhe me një shënim në fund: “Falemindeërit Rusi!”

Ky gjest dhe kjo paraqitje e tyre brenda e jashtë fushe, duke dhuruar spektakël loje nga njëra e anë e etikë spektakolare nga ana tjetër, i bën piçirukët e Lindjes së Largët, fitues moralë të këtij Botërori.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re