Një foto midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta po qarkullon në mediat sociale, e cila ka çoroditur ndjekësit. Siç shihet fotoja është shkrepur në mëngjes dhe duket se kreu i PD-së ka mirëpritur me kafe në shtëpi kreun e shtetit.
Meta shihet i veshur thjesht dhe siç shikohet ndihet komod nën shoqërinë e Bashës, ndërkohë që fotoja është shkrepur në një shtëpi të stiluar me mjaft shije.
Është presidenti ai që mban telefonin për të kapur këtë selfie, ndërkohë që shfaqet i buzëqeshur, ndërsa Basha pozon duke ngritur dy gishtat lart.
Fotoja është kthyer edhe në meme, ku në njërën prej tyre është montuar edhe imazhi i kryeministrit Edi Rama, i fshehur pas divanit. Megjithatë ende nuk bëhet e ditur se kur është shkrepur fotoja, apo është ndonjë montazh profesionist.

