Një portret mbretëror krejt ndryshe, me qetësi dhe një humor të relaksuar, pavarësisht kohës së vështirë në të cilën është realizuar, është publikuar mbrëmë nga pallati britanik.

Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, pozon me Camilla-n, djalin e tij të parëlindur dhe gruan e tij. William dhe Kate, të cilët pas vdekjes së Elizabeth-s fituan titujt e Princit dhe Princeshës së Uellsit, tashmë janë në “zemrën” e monarkisë, dhe kjo bëhet e qartë në këtë foto zyrtare.

Sipas Daily Mail, fotoja është bërë nga Chris Jackson i Getty-t në prag të funeralit të Elizabeth. Ky është një fotograf që Camilla e njeh mirë dhe gëzon besimin e familjes mbretërore.

Dora e Charles është vendosur me butësi pas shpinës së gruas mbretërore. Të njëjtën gjë bën edhe Camila, me pozën e tyre që shpreh marrëdhënien e fortë të dashurisë dhe mbështetjes reciproke që ka duruar me kalimin e kohës.

Siç thekson gazeta britanike, stili i kësaj fotoje nuk është i rastësishëm, pasi shpreh vizionin e Charles për fytyrën e re të monarkisë në Britani. Këtu përfshihet respektimi i historisë dhe traditës, pa formalitet pompoz, por me theks në vlerat familjare. Mund të pasqyrojë gjithashtu qëllimin e Charles, i cili ka qenë i qartë nga deklaratat e tij në të kaluarën, për të krijuar një stil më modest monarkie, me pak figura kyçe, pa “ushtri” anëtarësh të largët të familjes mbretërore që përfitojnë nga fondet shtetërore për pallatin. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re