Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka “ngecur” në barrierën mrojtëse, duke shmangur rënien në anën tjetër, e cila mund të kishte rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin.

Sipas raportimeve, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko