Skip to content

FOTOLAJM/ Akte vandalizmi në kishën ‘Ngjallja e Krishtit’ në Ksamil, dy persona dëmtojnë objektet e kultit, vihen në pranga nga policia

Pasditen e kësaj të shtune (1 shkurt) në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil, dy persona kanë kryer akte vandalizmi.

Ata janë kapur nga kujdestari i kishës, duke thyer e dëmtuar objektet e kultit.

Personat e dyshimtë, kur kanë parë kujdestarin e kishës janë larguar dhe ndërsa kanë qenë duke ikur, kanë lëshuar edhe fjalë kërcënuese në drejtim të tij.

Pas ngjarjes, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

“”