Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti kanë ndjekur nga tribuna e “Air Albania” ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Euro 2024.

Në këto foto të LSA, shihen të dy kryeministrit, por në distancë nga njëri tjetri.

Kreu i qeverisë shqiptar ndodhet i ulur së bashku me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho.

Ndërsa Albin Kurti ndodhet më larg, në këmbë duke duartrokitur. Në krah të Albin Kurtit qëndron zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re