Ditën e djeshme u mbajt protesta e 22 masive në Tiranë ku rreth 250 mijë qytetarë u dyndën në sheshin para Kryeministrisë, ku kërkonin dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

Një simbolikë ndryshe dhe e veçantë e përdorur nga qytetarët ishte ajo e vendosjes së këpucëve në shkallët e Kryeministrisë, si simbol i atyre që u detyruan të ikin në emigrim dhe për pasojë nuk ishin dot të pranishëm në protestën e djeshme.

Diaspora u dynd dje në Shqipëri duke i dhënë më shumë ngjyra dhe forcë protestës së mbajtur, ndërsa e njëjta pjesëmarrje pritet të ketë edhe sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re