Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit është marrë sot në pyetje për herë të parë nga Prokuroria e Posaccme Anti-Korrupsion (SPAK), lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për “korrupsion pasiv” për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sali Berisha ka qëndruar për rreth një muaj në izolim në banesën e tij, ku nuk ka munguar dhe rituali i përditshëm i fjalimeve për mbështetësit e tij nga dritarja e banesës.

Ish-kryeministri në momentin e mbërritjes në SPAK është pritur nga mbështetësit e tij dhe nga disa deputetët dhe ish deputetë të grupit të opozitës.

Në fotot e realizuara nga LSA, Sali Berisha shihet të hyjë i qeshur brenda ambienteve të SPAK, ndërkohë që ka përshëndetur me dy gishta mbështetësit e tij të cilët do e presin gjatë gjithë procesit të marrjes në pyetje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re