Skip to content

FOTOLAJM/ Berisha mashtron sërish ndjekësit e tij, publikon foto nga protesta e Bashës: Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike

Sali Berisha sërish ka mashtruar ndjekësit e tij në “Facebook”  duke postuar një foto nga protesta të mëparshme të PD, për të treguar se ka mbledhur mijëra mbështetës.

Por në fakt, protesta të cilën Berisha e ka postuar me foto, ka qenë një nga protestat e organizuara nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili duket edhe në foto.

“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur “, shkruan Berisha.