Skip to content

FOTOLAJM/ Biznesi në Durrës apel protestuesve: Ne jemi me ju, mos na dëmtoni!

f625d75b b3ae 434d 9a09 1e6d94c22c4a

“Ne jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi i vendosur në një dyqan ambëlsirash në Durrës, përmes të cilit pronarët shprehin mbështetjen për protestat e të rinjve, por njëkohësisht u bëjnë thirrje të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë bizneset.

Ndërsa protestat vijojnë në Durrës dhe qytete të tjera të vendit, me Tiranën në qendër të zhvillimeve, gjatë tubimeve janë raportuar dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe të disa bizneseve pranë zonave ku janë zhvilluar përplasjet.

Në këtë situatë, biznesi në Durrës u përcjell protestuesve një mesazh të qartë: mbështetja për kauzën e të rinjve nuk duhet të shoqërohet me dëmtime të pronave dhe aktiviteteve të tyre ekonomike.