Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Divjakës sot, pas takimit që zhvilloi me qytetarët në Lushnjë. Një rastësi e bukur qe përshëndetja e parë e Bashës në këtë qytet: dy motra binjake gjimnaziste që këtë vit votonin për herë të parë.

Duke dalë me to para mediave, Basha dha një mesazh specifik për të rinjtë e gjithë vendit: “Tek sytë e votuesve për herë të parë lexohet më qartë se kudo tjetër ndryshimi që po vjen dhe shpresa. Ja shikojeni këto vajza!“

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re