Një 40-vjeçar është ekzēkutuar mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Mësohet se víktima është Hekuran Billa, një person që dyshohet me precendentë pēnalë. Billa u gjet i pajetë në makinën e tij me targa AA888OH, ndërsa forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para të mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 40-vjeçari është qēlluar nga një makinë në ecje, e cila është larguar më pas me shpejtësi.

Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me një krím për të cilin është akuzuar Billa 14 vite më parë në Britaninë e Madhe dhe për të cilin ka bërë dhe būrg.

Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë po mblidhen edhe pamjet e sigurisë në zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re