Skip to content

FOTOLAJM/ Google ‘vishet kuqezi’, ndryshon imazh dhe uron shqiptarët për festën e Pavarësisë

 

Motori i kërkimit “Google” ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së flamurit.  

Google ka ‘ndryshuar imazhin’ dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

“”