Një nga protestuesit që mori pjesë në protestën e sotme të opozitës, është përfshirë nga flakët si pasojë e molotovëve të hedhur në godinën e Partisë Socialiste.
Siç duket nga pamjet, qytetari shihet duke vrapuar mes flakëve që përshinë selinë e PS.
Jo vetëm protestuesit, por edhe efektivë të policisë janë prekur nga zjarri i molotovëve, si në selinë e PS, por edhe para Ministrisë së Brendshme apo Bashkisë së Tiranës, ku policia raportoi për 10 efektivë të lënduar e të shoqëruar në spital.
Kujtojmë se opozita mbylli protestën kombëtare, në zbatim të mosbindjes civile pas rreth tre orësh.
Demokratët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas kanë protestuar me mjete prioteknike para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranes, selisë së PS-së e në fund te Kuvendi, ku nuk u lejuan nga Policia me gaz lotsjellës, të afroheshin.