Arkivoli i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra mizorisht me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio, Terni, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore.

Sipas pamjeve të raportuara nga ANSA, jashtë banesës së saj dhjetëra persona, të afërm, miq dhe të njohur të vajzës, prisnin kortezhin mortor për ta shoqëruar deri në varrezat e Ternit në orën 14.00.

Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.

Jashtë banesës është parë edhe nëna e Ilarias së ndjerë, e cila ka thirrur emrin e vajzë së saj dhe më pas është larguar nga të afërmit për shkak të gjendjes së rënduar.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

Kujtojmë se Ilaria u shpall e zhdukur me 25 mars, por rreth një javë më vonë, u zbulua se ajo ishte vrarë nga i ish i dashuri i saj.

I riu me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie e kishte goditur tri herë me thikë në qafë dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko