Skip to content

Fotolajm/ Incident në spektaklin e kërcimit, Saimir Korreshi shfaqet me krah të thyer Kuvend

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi është shfaqur ditën e sotme në Kuvend me krahun e fashuar dhe të lidhur.

Së fundmi ai është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, ku gjatë performancës së parë është ndeshur dhe me një incident.

Më herët, në një intervistë, Korreshi zbuloi më shumë rreth incidentit që i lëndoi edhe krahun.

“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim”- tha deputeti.

Teksa u pyet nëse do të vazhdojë sërish garën për të fituar çmimin e madh, konkurenti ëhstë shprehur se ka pësuar një lëndim shumë sëerioz pasi ai ka thyer kockën e krahut.

“Është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin”- u shpreh Korreshi.

“”