Skip to content

FOTOLAJM/ “Korrupsioni kërkon ndëshkim”, mesazhet pikante në protestën e 81-të kundër Ramës

WhatsApp Image 2026 08 19 at 19.33.41 11 Copy

Në ditën e 81-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shpalosura në shesh.

Në njërën prej tyre, krahas imazhit të kryeministrit Edi Rama, shkruhet: “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim”.

Me këtë mesazh, protestuesit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndëshkim për atë që e konsiderojnë korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Një tjetër pankartë përçon një mesazh ironik ndaj qeverisë: “Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona”.

Pankartat janë bërë pjesë e protestës prej 81 ditësh, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.