Skip to content

FOTOLAJM/ “Kujt s’ia gjetën vlonjatët”- Kryeministri Rama merr dhuratën e veçantë, një buf…

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.

Por kreu i qeverisë ka marrë një dhuratë të veçantë nga Vlonjatët, një buf.

“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

Kujtojmë që kreu i qeverisë prej disa kohësh etiketon kreun e PD, Sali Berisha si buf kënete, duke bërë thirrje që më 11 maj të mos i japën votën atij, por Partisë Socialiste për të çuar siç thotë ai Shqipërinë në BE.

“”