Skip to content

FOTOLAJM/ Kuvendi voton sot hapjen e rrugës për arrestimin e Sali Berishës edhe Argita Malltezi në protestë! Shoqërohet nga Vokshi e Strazimiri

Opozita prite të mblidhet sot para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar, ndërkohë që po në të njëjtin orar do të vendoset dhe fati i Sali Berishës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.

Në një kohë që sot do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të Sali Berishës, demokratët kanë dalë në shesh për të protestuar.

Në këtë protestë merr pjesë dhe Argita Malltezi Berisha, e cila është fotografuar në shoqëri të demokratëve, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri.

Argita Malltezi ka shtuar daljet publike, ndërkohë që ka nisur dhe një debat nëse do të jetë ajo ‘pasardhësja e Sali Berishës” në Partinë Demokratike.

Vetë Berisha ka deklaruar se pas votëbesimit, do e drejtojë ai selinë blu edhe nga qelia.

Në një kohë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk do jetë pjesë e Këshillit të Mandateve, pritet që vendimi për ‘fatin’ e tij të vendoset me votat e socialisteve dhe përkrahësve të Lulzim Bashës, anetare të këtij keshilli.

“”