Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar në Kuvend i veshur me një bluze ku është stampuar imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lironi Berishën”, shkruhet në bluzen që mban veshur deputeti demokrat, ku në imazhin e stampur është ish-kryeministri me simbolin e dy gishtave.

Gjithashtu shkruhet: “Lironi liderin e opozitës”. Kujtojmë që ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej dhjetorit 2023 për dosjen e ish-kompleksit Partizani.

Të gjitha kërkesat e liderit demokrat në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për t’u rikthyer në Kuvend janë rrëzuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re