Skip to content

FOTOLAJM/ Mali i Tomorrit në Berat nën petkun e dëborës, pamje piktoreske nga mali atraksion turistik

Progetto senza titolo 1 20

Mali i Tomorrit në Berat është mbuluar nga dëbora.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo shihet se si Tomori është zbardhur i tëri, duke dhuruar pamje spektakolare për të gjithë ata që adhurojnë turizmin malor dhe ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë.

84c0d8e5 36d9 4af7 a0db de3f3dcfa956 1

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

1733570657 55552