Skip to content

FOTOLAJM/ Me presh, lopatë dhe qepë në Kuvend! Protesta e veçantë e deputetit të PD-së

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar në Kuvend.

Ligjvënësi demokrat ka shkuar në Kuvendin e Shqipërisë me presh, lopatë e qepë në dorë.

Deputeti Dashnor Sula zgjodhi këtë formë proteste pasi në seancën e sotme parlamentare do të diskutohet projektbuxheti 2025.

“Sot po e them se litri i vajit po bie, dhe po them se ky vit do jetë i tmerrshëm për të ardhurat e bujqësisë”, tha ai.

“”