Për më shumë se një orë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Shiu i rënë pasditen e sotme dhe temperaturat jo të favorshme nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të protestojnë kundër padrejtësive.

Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike që i mbanin në duar si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve.

Iniciatori i kësaj proteste, avokati Adriatik Lapaj tha se qëndresa do të vazhdojë derisa të merren masa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re