Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në Bulevard, në ditën e 119-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Protestuesit u ndalën gjatë marshimit për të përcjellë edhe me shkrim mesazhin e tyre të mbrëmjes.
Në Bulevard ata shkruan thirrjen: “Arrestoni Ramën!”
Marshimi vijoi në kuadër të protestës së përnatshme, ndërsa qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkesat e tyre për ndryshim.
