Është përherë një moment i bukur, kur përballesh me një njeri që ndihmon një tjetër në nevojë. Aq më mirë kur shohim sesi shqiptarët ndihmojnë shqiptarët.

Njëlloj siç tregon kjo foto e përcjellë nga një qytetar në portalin JOQ, teksa thotë se burri në motorr ndaloi dhe i dha xhupin e tij nevojtarit, i cili qëndronte në mes të shiut në Tiranë.

“… ky burri me motorr i dha ketij lypesit xhupin e tij pasi ai ishte shtrire dhe pa bluze. Pra njerezit pavaresisht puneve te tyre kan kohe dhe per xheste te ngrohta si ky qe sapo deshmova une. Flm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re