Banorët e Hotolishtit kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste, teksa kanë sjellë në demonstratë një arkivol.
“Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju”, shkruhet në një pankartë të vendosur pranë arkivolit.
Banorët janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë.
Banorët janë ulur në mes të rrugës, ndërsa pjesë e demonstratës janë bërë edhe fëmijët.
Ata kanë kërkuar takim me ministren Belinda Balluku, e cila pak ditë më parë kishte deklaruar se do të shkonte, por më pas e anuloi.