Kuvendi iu rikthye ditën e sotme (21 mars) normalitetit pas 5 muajsh kaos në Parlament që shkaktuara nga protestat e të deputetëve të opozitës. Kjo është seanca e parë plenare pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për vazhdimin e një jete normale parlamentare.

Dhe LSA ka fiksuar disa nga “pikantet” jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës parlamentare.

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka mbërritur në Parlament njëkohësisht me disa nga deputetët e opozitës dhe ecën përkrah tyre teksa i drejtohen godinës.

Ndërkohë kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha janë ulur në karrige pranë njëri-tjetrin. Por gjatë gjithë seancë, Bardhi e Basha nuk kanë folur duke injoruar njëri-tjetrin dhe janë fokusuar tek celularët e tyre.

Ndërsa deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka shkuar në tavolinë Agron Gjekmarkajt dhe kanë diskutuar së bashku.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re