Demokratët kanë goditur me vezë godinën e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë hedhur tymuese gjatë protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta e organizuar në hyrje të goditës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Ish-kryeministri, Berisha mbylli protestën dhe shpërndau tubuesit përpara se Këshilli të japë vendimin për arrestimin e tij.

Ndërsa paralajmëroi protesta të tjera përpara Parlamentit dhe Gjykatës së Lartë më 27 Dhjetor.

Ndërkohë Policia e Shtetit kishte marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e protestës duke mobilizuar rreth 700 efektivë në Kryesi me maskë kundragaz.

Gjithashtu godina brenda ishte e mbushur me gardistë, po ashtu të pajisur me maskë kundragaz.

Ndërsa pranë Kryesisë ndodhej një makinë shihedhëse, si edhe janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Gjithashtu edhe RENEA ishte vendosur në gatishmëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re