
Aktivistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile organizuan sot një protestë para Parlamentit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”. Protesta, e mbështetur nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së familjes tradicionale, fëmijëve dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri. Në pankartat e protestuesve, një nga më të spikaturat kishte foton e presidentit amerikan Donald Trump, me mesazhin: “Zoti President, shqiptarët kanë nevojë për ndihmën tuaj”.