Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin e krijimit të saj. Aktiviteti i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë të gjithë socialistët, por ajo që ra në sy ishte mungesa e ish liderit të PS, Fatos Nano.
Ndërkohë kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ishte në krah të Gramoz Ruçit, i cili tashmë është tërhequr nga politika.
Në të njëjtin rresht ishin dhe Taulant Balla, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Niko Peleshi, Namik Dokle, Ethem Ruka etj.