Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar  një takim me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Në rrjete sociale, Rama ka postuar një foto me presidentin turk, teksa ecin sëbashku në ambientet e brendshme të pallatit presidencial në Ankara.

Në mbishkrimin e fotos Rama shkruan thjesht ‘MIQ’, duke përmbledhur me një fjalë të vetme marrëdhënien mes tyre.

Kujtojmë se në një tjetër postimi pas mbërritjes në Turqi, Rama ka treguar dhe arsyet e vizitës së papritur që e bëri të brakstiste mbledhjen e Asamblanë së Partisë Socialiste.

Ai thesksoi se vizita dy ditore në Ankara bëhet për të parë ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re