Partia Socialiste mbledh Asamblenë, një takim i cili mbahet me dyer të mbyllura në periferi të Tiranës.

Në këtë takim marrin pjesë anëtarë të partisë, deputetë, ministria, por edhe socialistë të vjetër, të cilët edhe pse nuk janë aktiv në politike, s’mungojnë në mbledhje kaq të rëndësishme.

Kështu në Asamblenë e PS janë parë Gramoz Ruçi, por edhe Namik Dokle.

Kryeministri Edi Rama para se të futej në mbledhje foli shkurt për gazetarët për objektivat që ka kjo parti, duke theksuar se po përgatiten për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse një kohë me shi, deputeti Erion Braçe nuk ka preferuar të heqë syzet e diellit, ndërsa Erion Veliaj mban një çadër me logon BMË, ndërsa Lindita Nikolla ka preferuar të vishet  kuqezi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re